Pas denoncimit të një familje nga Lezha për zhdukjen e vajzës së tyre 21-vjeccare, kjo e fundit është gjetur nga policia.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasja me inicialet E.P, i ishte dorëzuar familjes së saj, ndërsa kishte deklaruar se ishte larguar me dëshirë nga shtëpia. Në cilësinë e provës materiale u bllokua një letër dhe celulari vajzës.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 06.07.2018, u gjet dhe ju dorëzua familjarëve shtetësja E.P, 21 vjeçe banuese në Lezhë, larguar nga banesa, e cila deklaron se është larguar nga banesa me dëshirën e saj. Me cilësinë e provës materiale u bllokua një letër dhe celulari, të lëna nga ana e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë.