Kryemadhi publikon videon: Rama s’njeh kufij, po grabit pronat e shqiptarëve

0
703

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka publikuar sot në faqen e saj të ‘Facebook’-ut një video ku shihet se si disa qytetarë në Kashar ‘përplasen’ me policinë për çështje pronësie. Teksa ka sulmuar Ramën për grabitje dhe tjetërsim të pronave, Kryemadhi thekson se në këtë rast po veprohet njësoj si me Teatrin Kombëtar.

 

 

Mes të tjerash në video dëgjohen disa gra që qajnë dhe akuzojnë policinë për padrejtësi. “S’kanë pikë gjynafi s’kanë, shifi sa gjynah”, -thotë një grua teksa qan.

“Video më poshtë tregon qartë se si kryeministri po përgatit grabitjen dhe tjetërsimin e pronës së shqiptarëve, jo vetëm në qendër të Tiranës, por edhe në rrethinat e saj.
Makutëria e tij nuk njeh më asnjë kufi ligjor dhe moral!
Në mënyrë arbitrare policia është në krah të grabitësve të pronës së familjeve shqiptare, që e kanë blerë atë në përputhje me ligjet në fuqi.
Ende pa hyrë në fuqi ligji, sejmenët e Edi Ramës po i turren pronave dhe shtëpive të shqiptarëve duke vjedhur ç’të mundin. Ngjarja flagrante e shënuar sot në Kashar është vetëm fillimi i një procesi që Edi Rama e ka projektuar dhe ka nisur t’a zbatojë që nga Teatri Kombëtar e më tutje.
Kjo monstër politike që nuk njeh më asnjë kufi në vjedhje dhe grabitje duhet ndalur në mënyrë urgjente! Papërgjegjshmëria dhe perversiteti i tij, jo vetëm politik, prej kohësh po shkatërron, jo vetëm çdo normë, ligj e moral, por tashmë po gllabëron edhe pronat e ligjshme të shqiptarëve.
Ky është momenti kur shqiptarët duhet të ngrihen dhe ndalojnë dorën e këtij satrapi, të cilin nuk e ndal dot as drejtësia e komanduar nga ai vetë”, shkruan Kryemadhi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here