Nishani: Simbioza pushtet-krim-varfëri-oligarkë-gënjeshtër është kalbur

0
766

Operacioni i fundit i në Itali, ku u kapën 1 ton drogë nga Shqipëria, ka marrrë vëmendjen e ish-Presidentit të Republikës Bujar Nishani. Nishani nuk e ka parë me pesimizën situatën; përkundrazi, ka shprehur bindjen sesi kjo “simbiozë pushtet-krim=varfëri-oligarki-gënjeshtër” ka një mënyrë sesi mund të mposhtet.

Nishani shkruan: “Përsëri 1 ton drogë sot në Itali nga Shqipëria. Dhe vazhdojnë të gënjejnë se po luftojnë krimin e organizuar.  Duket sikur kjo simbiozë ; pushtet-krim-varfëri-oligarkë-gënjeshtër, është kalçifikuar. Jo të dashur miq, është po aq e kalbur sa dhe e pafytyrë. Bashkimi i shqiptarëve të ndershëm mund ta shkul me rrënjë e me farë.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here