Fushë Arrëz, Pukë
Në vijim të informacionit paraprak ku ka mbetur i plagosur me mjet prerës (thikë),shtetasi A.M. 26 vjeç, banues në fshatin Dardhë në Fushë Arrëz, nga forcat e Komisariatit të Policisë Pukë në mbështetje edhe nga forcat policore të F.N.SH. Shkodër, u bë i mundur lokalizimi dhe kapja e autorit të dyshuar :
Erjon Hasani, 28 vjeç, banues në Fushë Arrëz, i cili u arrestua në flagrancë.
Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje dhe vënien e tij para përgjegjësisë ligjore.