Teatri, Vasili: Makbethi kryeqeveritar do të dojë t’i lajë duart me gjak, por do të vuajë

0
693

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili e krahason kryeministrin Edi Rama me Makbethin, duke e paralajmëruar se do të dojë një ditë t’i lajë duart me gjak por nuk do mundet.

Në një status në “Facebook”, Vasili duke iu referuar votimit të ligjit për teatrin i quan 75 deputetët që votuan pro, obskurantistë, shpirtshitur e inkuizitorë.

STATUSI I VASILIT
Teatri, duart e përgjakura Makbethiane, që nuk do të lahen kurrë.
Kundër Teatrit dhe jo në Teatër;
në parlament në një sallë ku era e rëndë e injorancës kutërbon dhe jo në Skenën e Teatrit;
nga 75 obskurantistë,
shpirtshitur e inkuizitorë dhe jo nga të vërte aktorë,
…..u luajt Makbethi qeveritar, grabitqar,
syshqyer, zgërdhitë.
Sipari ra në skenën e rremë parlament por në duart e tyre gjaku kullon e kullon….. në duar, në mendje në ndërgjegje.
Do të dojë një ditë, një mesdite, një muzg, një natë të thellë Makbethi kryeqeveritar që t’i lajë duart.
Por do të vuajë pa fund sepse sa më shumë t’ i lajë aq më shumë ato burojnë gjak.
Do përpiqet t’i fshijë pas rrobave, pas karriges, pas shpinës së sejmenëve shpinëpërkulur, por më kot, ato përsëri burojnë e burojnë gjak.
Nga ankthi, nga gjumi që e ka braktisur, nga gërryerja pa shërim e ndërgjegjes, nga buçima ndër veshë e mallkimeve që vijnë nga fundi i shpirtit, nga urrejtja që vjen nga sytë me lot…Ai nuk do çlirohet kurrë.
Vetveten nga fantazma e vetes nuk do të mund ta ndajë kurrë.
Ç’fund i tmerrshëm e i frikshëm…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here