Dy prokurorë dhe një gjyqatar do t’i nënshtrohen procesit të vettingut javën që vjen.
Në datën 10 korrik do të zhvillohen dy seanca dëgjimore. E para në orën 9:30 është për Admir Thanza, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë. Trupa gjykuese përbëhet nga Brunilda Bekteshi, Lulzim Hamitaj, Olsi Komici.
Po në datën 10 korrik në orën 14:30 do të zhvillohet seanca dëgjimore për Kostaq Beluri, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme Trupa Gjykuese përbëhet nga Brunilda Bekteshi, Lulzim Hamitaj, Olsi Komici.
Ndërsa në datën 11 korrik në orën 10:00 do të zhvillohet seanca për Adriatik Cama, prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Tiranë . Trupa Gjykuese është e përbërë nga Genta Tafa (Bungo), Suela Zhegu, Pamela Qirko