Një gomone me 41 emigrantë sirianë në detin Egje, është shpëtuar nga anija shqiptare “Butrinti”. Ministria e Mbrojtjes bën me dije emigrantët ishin nisur nga brigjet e Çeshmes në Turqi për në ishullin Kios në Greqi.
Anija Butrinti e Forcës Detare ia dorëzoi 41 emigrantët një anijeje të Frontex. Në gomone ishin edhe 10 fëmijë dhe 7 gra, 2 prej të cilave shtatzënë. Anija Butrinti patrullon në kuadër të operacionit të NATO-s në detin Egje.