Fëmijët autikë dhe me sindromën down mësim në shkollat publike

0
1016

32 shkolla publike në Tiranë janë të hapura për të mësuar fëmijët me nevoja të veçanta që përfshijnë sindromën doën dhe çrregullime të spektrit autik. Janë 64 mësues mbështetës në gatishmëri gjatë këtij sezoni veror, ndërsa drejtorja e DAR Tiranë, Arjola Byzyka, ka projekt krjimin e klasave burimore, ambient të posaçëm për fëmijët me vështirësi në të nxënë.

Ka një derë të hapur në shkollë këtë muaj, kur nën temperaturat e larta fëmijët i janë drejtuar bregdetit dhe prindërit kanë nisur zyrtarisht pushimet.

Insitucionet e dijes janë tërësisht në funksion me klasa të posaçme për fëmijët me nevoja të veçanta që kanë vështirësi në të nxënë dhe që përfshijnë çrregullime të spektrit autik dhe sindromin doën.

Kristina dhe bashkëmoshatarët e saj të klasës së dytë vijojnë mësimin në një nga shkollat e kryeqytetit, në “Kushtrimin e Lirisë”.

Ata asistohen nga mësues mbështetës, që vetëm për Tiranën janë 64 të tillë. Bëjnë punën edhe të logopedistit sipas nevojave që kanë fëmijët.

Si në çdo rast, edhe këtu shihen dy anët e medaljeve; ajo progresive, arritjet dhe rastet e vështira siç tregon dhe mësuesja Eldona Lamnica e diplomuar më herët në psikologji shkollore.

Eldona Lamnica: Që nga muaji shkurt ka ardhur përmirësimi gradual tek ta, e them me bindje.Në fillim ka pasur 2-3 prindër me 5 fëmijë. Prindërit kanë qenë të kënaqur dhe me lot në sy kanë thënë: Fëmija im është përmirësuar. Nëse ai ka punuar tek pjesa e të folurit me një x fëmijë, ne kemi punuar me shkronja, me sistemimin, me letra.

Quhet si një klasë verore dhe punohet falas dhe në mënyrë individuale.

Në procesin e mësimit edhe prindërit mund të jenë pjesëmarrës për të parë punën që bëhet me të vegjëlit e tyre, për të treguar edhe në këtë rast dashurinë e tyre të pakushtëzuar.

Eldona Lamnica: Më e rëndësishme është përmirësimi në sjellje, të qetësohen, të përqëndrohen, të ndërveprojnë me ty. Pothuajse tek të gjithë fëmijët ka pasur përmirësime të dukshme dhe jam tepër e lumtur për këtë. Mund të them që një fëmijë është në atë stad që ka më tepër probleme. Jam ndjerë jo mirë dhe  e mërzitur sepse i dua fort të gjithë njëlloj.Do të doja të kishte përmirësime të dukshme tek të gjithë njëlloj dhe ka ecur më avash.

Janë 32 shkolla në Tiranë që kanë improvizuar ambiente të posaçme për fëmijët me aftësi ndryshe. Në regjistrat e drejtores së DAR Tiranë, Arjola Byzyka, numri i fëmijëve më këto çrregullime është i lartë, rreth 300 të vegjël.

Arjola Byzyka: Do të fillojmë në të gjitha shkollat e Tiranës me nga një klasë burimore që do të jetë një klasë e veçantë ku do të punohet me mjete të veçanta por edhe mjete specifike për trajtimin e fëmijëve me aftësi ndryshe apo me nevoja të veçanta.

Drejtorja ka në tryezë një projekt ambicioz, atë të ambienteve të dedikuara në shkolla, që ajo i quan klasa burimore.

Arsyet për përpjekjet për t’iu dedikuar kësaj kategorie infrastukturë, mjete mësimore, mësues, është obligim ligjor si drejtuese por dhe emocionale si nënë.

Arjola Byzyka: Jo vetëm duke qenë grua dhe nënë por duke pasur dhe një detyrim social, moral, detyrim profesional që çka është e shkruar në ligj të arrihet dhe të optimalizohet përmes shërbimit që ne duhet ti japim fëmijëve. Ata do të jenë shoqëria jonë e së nesërmes dhe nëse ne nuk kontribuojmë tani fëmija im do të ketë ndoshta dy shokë ndryshe dhe do ta ketë të vështirë të flasë me ta.Kam detyrim edhe si nënë që të përgatisë shokët e tim biri nesër që të jenë të barabartë me njëri-tjetrin, të kenë mundësi për të jetuar njësoj si të tjerët.

Klasat verore për fëmijët me aftësi të veçantë mbyllen në korrik, ndërsa nevojat i detyrojnë autoritetet ta shtrijnë këtë projekt edhe në nisje të vitit të ri shkollor, me ambicien në të gjithë Shqipërinë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here