Wednesday, November 21, 2018

Kur futbolli dikton modën

163
0

Trajneri i kombëtares angleze, Southgate, përveçse është shumë i zoti si trajner, është kthyer edhe në një ikonë të stilit.

Look-u i tij në ‘Rusi 2018’  është kthyer në një tendencë mode të vërtetë.

Pa xhaketë, por me jelek i cili në Angli është kthyer në një ‘must’.

Të gjithë e duan një të tillë dhe shitjet janë rritur me 50%. Një modë e vërtetë, sponsorizuar nga Marks & Sopence, duke qenë se jeleku kushton jo më pak se 300 euro.

Mes të tjerash, ka edhe një anë shumë interesante.

Jeleku blu i errët ka një fjali të shkruar, që duket si e shkruar me shkumës, ku lexohet “It’s coming home’, e cila është edhe logoja e këtij Botërori për kombëtaren e Tre Luanëve.

LEAVE A REPLY