Mediu në Berlin, kreu i OSCE e falënderon për takimet kundër terrorizmit

0
673

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu ditët e fundit ka zhvilluar takime në Berlin në kuadër të punimeve të Asamblesë së OSCE-së.

I pranishëm në këtë asamble, Mediu është falënderuar nga të pranishmit, për punën e tij dhe takimet që ka organizuar në kuadër të luftës kundër terrorizmit dhe për situatën politike në Ballkan.

Presidenti i Asamblesë Parlamentare të OSCE-s falënderoi në hapje të punimeve të takimit të Asamblesë në Berlin, kryetarin e Partisë Republikane, Fatmir Mediu për takimet kundër terrorizmit dhe situatës gjeopolitike në Ballkan.

Mediu në cilësinë e anëtarit të Komitetit kundër terrorizmit të OSBE-PA ka organizuar në Senatit e Shteteve të Bashkuara, në Dhomën e Lordëve më Mbretërinë e Bashkuar si dhe në Tiranë, takime për këtë temë.

Gjatë fjalës së tij, kreu i PR-së Fatmir Mediu pasi falënderoj Presidentin Tsereteli për mbështetjen gjatë vizitës së tij në Tiranë, falenderoit edhe senatorët kongresmenët Amerikanë qe kane qene te pranishem ne keto takime.

Mediu theksoj se OSBE duhet të fokusohet në luftën kundër krimit te organizuar, mundësive të lidhjes së tij me terrorizmin.

‘Zhvillimin e demokracisë, mungesën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme si dhe problemet e ndërhyrjeve ne Ballkan të vendeve që janë kundër BE-s dhe NATO-s’, janë problemet kryesore të OSCE-së tha Mediu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here