Një shqiptar është arrestuar nga policia gjermane pasi  është protagonist i njëë sherri masiv në Mynih. Ngjarja e rëndë ndodhi  orët e para të së dielës në një lokal në Isarvorstadt  ku një shqiptar ka plagosur një rumun.

 

 

Mediat gjermane bëjnë me dije se në një moment, 22-vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, qëlloi me një shishe të thyer një rumun 19 vjeç në një restorant.

I riu u dërgua menjëherë në spital dhe iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale. Raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa shqiptari është vënë në pranga për akuzën e tentativës së vrasjes.

LEAVE A REPLY