I shpallur në kërkim për plagosje të rëndë me dashje, policia e Shkodrës arreston 40 vjeçarin…

0
1274

 

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim

Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër pas informacioneve të marra në rrugë operative, u ndalua shtetasi në kërkim:

Pllumb Çera, 40 vjeç, banues në lagjen Kongresi i Përmetit, Shkodër

Ndalimi i tij i bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendim Nr.480, datë 07.06.2017, e ka dënuar me 3 vjet burg për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” e “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt” parashikuar nga nenet 88/1 e 291 të Kodit Penal.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkoder për veprime të metejshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here