Zgjidhet problemi 20 vjeçar për të sëmurët mendor në burgje

0
934

Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Burgjeve duket se i ka dhënë zgjidhje problemit shumë vjeçar të të dënuarve me probleme të shëndetit me mendor.

Së shpejti burgu i Lezhës do t’i nënshtrohet rikonstruksionit dhe do të kthehet një spital për këtë të dënuarit e kësaj kategorie. Kjo është pohuar me për Ora News nga drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Arben Çuko

Çuko: Me mbështetjen e Ministrisë së Drejtësisë, ne jemi në vazhdimin e një programi për të rikonstruktuar një pjesë të burgut të Lezhës për ta kthyer në standardet e një spitali psikiatrik. Besoj që ky problem do të marrë zgjidhje brenda këtij viti. Kushtet jo standarde që janë sot në burgun e Zaharisë, do të jenë pjesë e të kaluarës.

Duke pranuar se burgjet aktualisht vuajnë nga mbipopullimit Çuko thotë se ky problem pritet të zgjidhet me hapjen e burgut të Shkodrës.

Çuko: Aktualisht mbipopullimi është 250 të populluar. Numri i të dënuarve në sistemin e burgjeve nuk varet nga ne. Burgu i Reçit parashikohet të ketë një kapacitet rreth 800 të burgosur.

Kreu i burgjeve mohon të kete dijeni të paktën zyrtarisht në lidhje me deklarimin e bërë nga ministri i brendshëm italian për rikthim të të dënuarve shqiptare në itali

Çuko: Nuk e di se sa të burgosur me nënshtetësi shqiptare janë në burgjet italiane. Kapaciteti i burgjeve shqiptare është 6 mijë veta.

Drejtori i përgjithshëm i burgjeve thotë se ligji i ri për policinë e burgjeve do ti japë zgjidhje shumë prej problemeve që janë hasur edhe në këtë sektor që nga njësimi i pagës me policinë e shtetit e deri te rekrutimi i punonjësve që tashmë behet vetëm nëpërmjet Akademisë së Rendit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here