Barometri i Ballkanit, bizneset shqiptare optimiste për ekonominë, por jo për aktivitetin e tyre

0
590

 

Perceptimi i bizneseve shqiptare për situatën ekonomike në vend këtë vit ka ndryshuar për mirë, si në raport me vetveten ashtu edhe me vendet e tjera të rajonit sipas Barometrit të Ballkanit 2018 që u bë publik së fundmi nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC). Por në kontradikte me opinionin që kanë për zhvillimin e ekonomisë (shih grafikun A1), sipërmarrjet shqiptare nuk ndajnë të njëjtin mendim për ecurinë e biznesit të tyre (shih grafikun A5). Shqipëria ka përqindjen më të lartë të bizneseve në Rajon që mendojnë se situata e biznesit të tyre është përkeqësuar. Shifrat e barometrit tregojnë se 20 % e bizneseve në Shqipëri mendojnë se, situata në kompaninë e tyre është përkeqësuar, më e larta në Rajon.

Nga ana tjetër numri i bizneseve që mendojnë se situata ekonomike në vend është përkeqësuar ka rënë ndjeshëm. Sipas të dhënave, vetëm 28 për qind e bizneseve mendojnë se situata ekonomike është përkeqësuar, teksa vitin e kaluar 40 për qind e sipërmarrjeve mendonin në këtë mënyrë. Ndërkohë 24 për qind e bizneseve mendojnë se situata është përmirësuar. Gjithsesi bizneset shqiptare shihet të jenë ndër me optimistët në Ballkan, pasi kolegët e rajonit e kanë parë me përkeqësim situatën ekonomike me 2018 (shih grafikun).

Por opinioni i bizneseve shqiptare në lidhje me klimën e investimeve është përkeqësuar në raport me një vit më parë. Sipas të dhënave, 9 për qind e bizneseve të pyetura mendojnë se Shqipëria nuk është një vend i mirë për të investuar, teksa vitin e kaluar 5% e bizneseve mendonin këtë mënyrë. Ndërsa në Maqedoni, Serbi dhe Maqedoni klima e investimeve ka marrë vlerësime me pozitive. Barometri vë në dukje se përmirësimi i performancës ekonomike ka dhënë ndikim pozitiv tek komuniteti i biznesit dhe pritjet e tij. Ndryshe nga opinioni publik, perceptimet e biznesit janë shumë më përpara, ndërsa publiku tenton të besojë më shumë në përvojat e kaluara. Ajo që është e dukshme, është se hendeku midis perceptimit për të tashmen dhe pritjeve për të ardhmen ka rënë, që sinjalizon se përmirësimet në të ardhmen do të jenë më të vështira. Kjo do të ushtrojë presion mbi politikëbërësit për të ndjekur reformat strukturore. Përformanca e përmirësuar e biznesit nga ana tjetër rrit kërkesën për punësim. Duke supozuar se trendet pozitive vazhdojnë, Rajoni do përjetojë një rritje të vazhdueshme të punësimit në periudhën afatshkurtër dhe afatmesme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here