Seanca e kaluar e Kuvendit ku u miratua ligji për Teatrin u shoqërua me tensione dhe debate jo vetëm mes opozitës dhe qeverisë, por edhe brenda mazhorancës.
Ministri për Diasporën, Pandeli Majko u filmua duke debatuar me Ramën në Kuvend në seancën e kaluar pak para votimit për Teatrin.
Ministri ka zgjedhur sot të jetë pjesëmarrës në seancën plenare, ku PS është ne provën e 84 votave për te miratuar ligjin për Magjistratët.
Majko shfaqet duke biseduar me ministrin Niko Peleshi si dhe me kolegë të tjerë të mazhorancës.