Disa të mbytur në plazhe, Klosi: Jemi kokëulur!

0
590

Duke folur për sigurinë në plazhet shqiptare ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi kërkoi nga bizneset që të punësojnë roje bregdetare.

Në lidhje me jetët njerëzore të humbura ditët e fundit në plazhe ai u shpreh se çdo humbje njerëzore i bën kokëulur.

“S’kemi asnjë incident në plazhet tona sa i takon mjeteve lundruese. Kemi përsëri ngjarje, për këtë jemi kokëulur, me humbje jetësh në plazhet tona.

Klosi tha se sistemi i ruajtjes së plazhit pothuajse është ngritur në gjithë Shqipërinë, megjithëse shtoi ai, jo në kushtet që duhet.

Ministri e bëri të qartë se shteti nuk mund të vërë njerëz për të ruajtur plazhet, por duhet të jetë vetë biznesi që të marrë masa në këtë drejtim, siç e përcakton VKM.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here