Drejtoria e tatimeve tërheq vëmendjen për bizneset e vogla: 10 korriku afati i fundit…

0
836

 

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, bën me dije se, data 10 korrik 2018, është afati i fundit i deklarimit të librit të shitjes dhe blerjes, për tatimpaguesit e vegjël me qarkullim nga 2 deri në 5 milionë lekë, të përfshirë për herë të parë në skemën e TVSH-së që prej datës 1 Prill 2018.

 

“Administrata Tatimore është e gatshme t’ju asistojë gjatë këtij procesi dhe për këtë qëllim ju fton të vizitoni “Këndin e Asistencës” i dedikuar për biznesin e vogël, pranë të gjitha Drejtorive Rajonale Tatimore ( 13 kënde efektive). Pranë këtyre këndeve ju mund të merrni të gjitë asistencën e nevojshme, në mënyrë që të përmbushni me korrektësi detyrimet ligjore .

Gjithashtu për çdo paqartësi ju mund të telefononi pranë Qendrës së Thirrjeve në numrin e gjelbër pa pagesë 0800 00 02, ku një operator do t’ju ofrojë asistencë në kohë reale: nga e hëna në të enjte ora 08:30-18:00 dhe e premte ora 08:30-16:00”, thuhet në njoftimin e drejtorisë së Tatimeve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here