Dy të rinj vdiqën duke mbledhur skrap, Nikollaj: Të izolohen godinat që marrin jetë njerëzish

0
812

Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë ka reaguar në lidhje me ngjarjen e së shtunes në Laç, ku humben jeten dy të rinjtë teksa po kërkonin për skrap.

Në një deklaratë për mediat nga Ish-Uzina i superfosfatit kreu i KSSH-së Kol Nikollaj, i ka bërë thirrje Qeverisë që të marrë masa urgjente për izolimin e këtyre godinave që po marrin jetë njerezish.

Nikollaj ka paralajmeruar protesta nëse nuk do të ketë ragime, për t’i dhënë zgjidhje këtij problemi.

Dy të rinjtë nga Shullazi i Kurbinit humben jeten mesditen e së shtunes, pasi një masiv inertesh u shkeput, teksa po kërkonin për skrap.

Ngjarje të tilla mund të përsëriten në këtë vend, nëse nuk do merren masa për izolimin e këtyre godinave të amortizuara.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here