Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka nisur sot një vizitë shtetërore në Republikën e San Marinos.
Meta do të zhvillojë takime me autoritetet më të larta të këtij vendi, ndërsa sipas axhendës Kreu i Shtetit do t’i drejtohet gjithashtu me një fjalim Këshillit të Madh e të Përgjithshëm të San Marinos.