Friday, April 19, 2024
Home Politikë Sekretariati: Votimi për Teatrin Kombëtar i rregullt, nuk përsëritet

Sekretariati: Votimi për Teatrin Kombëtar i rregullt, nuk përsëritet

0
666

Votimi i ligjit për Teatrin Kombëtar në seancën e së enjtes së shkuar  është i vlefshëm.

Në këtë konkluzion ka arritur Sekretariati për Procedurat dhe Votimet në Kuvend pas investigimit të bërë lidhur me procesin, duke rrëzuar kështu kërkesën e PD-LSI për shpalljen të pavlefshëm të votimit dhe përsëritjen e tij.

Opozita pretendonte për manipulim dhe vjedhje votash. Në fakt gjithçka lidhet me votimin e deputetit Robert Bitri me kartën e deputetit Vangjel Tavo. Vota e këtij të fundit u numërua pro ligjit pa qenë i pranishëm jo vetëm në sallë por as në Shqipëri.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, foli për një skenar pas këtij votimi. Ai tha se zotit. Bitri i kishin lënë kartën e Tavos në tavolinën e tij me qëllim për të prishur votimin.

Opozita në shenjë proteste bojkoi seancën e sotme plenare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here