Politika shqiptare perceptohet më e korruptuara se në çdo vend të rajonit. Sipas të dhënave barometrit të këshillit të bashkëpunimit rajonal, vonesat në reformën në drejtësi po sjellin një impact negative, ndërsa më të besuara mbetet ushtria dhe komuniteti fetar.
Partitë politike, gjyqësori, doganat dhe sistemi shendetësor perceptohen si më të korruptuarat në rajon. Nga të dhënat e barometrit të opinionit publik të publikuar prej Këshilli të Bashkëpunimit Rajonal, shqiptarët nuk kanë besim te politika duke e renditur si më të korruptuarin në rajon në indeksin e 88 pikëve ndërsa në vendin e dytë rënditet drejtësia me vetëm një pikë më pak. Për politologun Afrim Krasniqin, ky sondazh tregon nevojën për reformism, ndërsa shton se reforma në drejtësi po ecën me hapa të ngadaltë, prandaj ka marrë dhe pikë negative.
Krasniqi: Është e pafalshme për ne, që ne nuk po bëjmë reformë në partitë politike dhe në ligjin e partive politike. Sot janë bërë sisteme të mbyllura, sisteme klienteliste dhe sisteme korruptive. Dy reforma nuk janë konceptuar ende në rezultatet e tyre në perceptimin publik, dmth nuk ka ende rezultate të prekshme që njerëzit të ndryshojnë besimin që gjërat të ndryshojnë për shkak se reforma në drejtësi po ecet në mënyrë shumë të ngadalshme.
Për të arritur në këto konkulzione janë intervistuar mbi 6000 persona në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni, Serbi dhe Bosnjë. Nga këto 80% e të anketuarëve mendojnë se partitë janë të koprruptuara, 85% japin mendim negativ për sistemin gjyqësor dhe 74% për sistemin shëndetësor.
Politika duket se është më e besueshme në Malin e Zi ku ka marrë 69 pikë, ndërsa për sistemin gjyqësor indeksin më të ulët e mban Kosova me 63 pikë.
Por një tjetër paradoks shfaqet tek shqiptarët që për të shprehur pakënaqësite tek institucionet e vendit nuk zgjedhin protesta, por reagojnë në rrjetet sociale apo kafenetë.
Krasniqi: Shqiptarët nuk janë të prirur për të dalë në protestë sepse nuk kanë besim që protesta dhe zëri i tyre të dëgjohet. Nga ana tjetër kemi një sondazh, i cili është tipik për shqiptarët. Kur i thua -ku i ngreni problemet tuaja, sidomos në lidhje me qeverinë, -shumica thonë që i ngrejmë këto biseda në rrjetet sociale dhe në biseda me njëri-tjetrin.
Më pak të korruptuara për Shqipërinë sipas raportit janë institucionet fetare, ushtria dhe OJF/të.