Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili hodhi poshtë deklaratën e Taulant Ballës, i cili tha se ka një komunikim zyrtar me LSI për ligjin e magjistraturës.Vasili tha se nuk ka asnjë komunikim me mazhorancën.
Vasili: Nuk ka asnjë komunikim dhe ka zero komunikim zyrtar me PS për nisma ligjore për të cilat bëhet fjalë siç është statusi i gjyqtarëve dhe prokurorëve. Pra ka zero komunikim zyrtar me PS.