Sunday, March 23, 2025
Home Politikë Berisha: Ditë e zezë për kombin, Shqipëria i dorëzon 1200 km det...

Berisha: Ditë e zezë për kombin, Shqipëria i dorëzon 1200 km det Greqisë!

0
1293

Ish-kryeministri Sali Berisha e konsideron ditë të zezë për Shqipërinë, duke nënvizuar se kryeministri Rama i kam falur detin Greqisë në Londër. Berisha e konsideron si copëtimin e ri të kombit që pas vitit 1913.

Miq, sot ne Londer, Jorgo Zografi i dyte, Edvin Kristaq Rama ne ne nje akt madhor te tradhetise kombetare se bashku me Ciprasin e Greqise vendos:

– Copëtimin e ri te dyte pas vitit 1913 te trojeve shqiptare. Ne kete coptim, te bazuar ne nje marreveshje te pregatitur nga alfa tek omega ne Athine,

– Greqia i merr Shqipërisë 1200 km sipërfaqe deti dhe

– Triliona fuçi nafte dhe meter kub gazi, pra fushat e gazit dhe te naftes me te medha te Mesdheut. Sipas kesaj marreveshje, ne nje akt grabitqar ndaj Shqiperise, Greqia zgjeron ujerat e saj territoriale nga 6 ne 12 km nderkohe qe me dy fqinjet e tjere, Italine dhe Turqine, ajo ka firmosur per vetem 6 km.

Por përveç kësaj, Jorgo Zografi i dytë sot në Londër tradhton, poshtëron dhe dorëzon nderin e kombit shqiptar, ai vendos qe te fshije nga faqja e dheut fjalët ‘çam’ dhe ‘çameri’ dhe, si njeri nga armiqtë me te egër ne historinë kombëtare te shqiptarëve, ai shkelmon mbi historinë, sakrificën, gjenocidin e çameve dhe Çamërisë martire.

Miq, kjo dite e zeze fton shqiptaret t’i tregojnë nje minute e me pare vendin e merituar Jorgo Zografit te dyte dhe ta hedhin ne koshin e pleherave te tradhtareve te kombit shqiptar!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here