Friday, April 19, 2024
Home Ekonomi Bie besimi në ekonomi, BSH: Bizneset dhe individët presin përkeqësim të situatës

Bie besimi në ekonomi, BSH: Bizneset dhe individët presin përkeqësim të situatës

0
737

Pas tre muajve me tregues pozitiv besimi në ekonominë shqiptare ka pësuar rënie. Si bizneset po ashtu edhe indivitët kanë pritshmëri negative për gjendjen e tyre financiare në muajt në vijim. Treguesit kryesor që janë përkeqësuar janë të ardhurat që parashikohen të ulen ndërsa shpenzimet të rriten.

Besimi i bizneseve por edhe i individëve për pjesën e mbetur të vitit janë përkeqësuar ndjeshëm. Banka e Shqipërisë ka publikuar raportin mbi treguesin e ndjesisë ekonomike e cila ra me 9.9 pikë gjatë tremujorit të dytë të vitit 2018.

Treguesi i besimit në sektorin e industrisë me 3.7 pikë përqindje gjatë tremujorit të dytë të këtij viti situatë që reflektoi përkeqësimin e të tre balancave formuese prodhimit, kontratave porositëse, dhe gjendjes financiare.

Sektori i ndërtimit parashikon vështirësi financiare për muajt e ardhshëm e ndikuar nga kontratat porositëse dhe gjendja e të ardhurave. Shqetësues mbetet edhe fakti i rënies së besimit në sektorin e shërbimeve i cili gjatë muajve të verës ka ecurinë më pozitive i ndikuar nga sezoni turistik. Kjo situatë në këtë sektor është ndikuar nga gjendja financiare, pritjet për kërkesën dhe punësimin në tremujorin e ardhshëm. Po ashtu sipas raportit të BSH edhe sektori i tregtisë ka pritshmëri pesimistë për muajt e ardhsëm të vitit e ndikuar nga ecuria e punësimit në tremujorin e ardhshëm dhe ecuria e biznesit.

Ndërkohë që edhe qytetarët nuk kanë pritshmëri për më shumë të ardhura në familjen e tyre treguesi i besimit konsumator vazhdoi të bjerë në tremujorin e dytë duke prekur nivelin nën mesataren historike. Ky rezultat erdhi si pasojë e përkeqësimit të situatës financiare të pritur në familjes ose balanca midis të ardhurave dhe shpenzimeve, mundësitë për blerjet e elktroshtëpiakeve si dhe situata e përgjithshme ekonomike e pritur në vend.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here