Një 34-vjeçar nga Laçi rezulton i humbur prej 4 ditësh, sipas denoncimit të bërë nga i ati në Komisariatin e Policisë së Kurbinit.

Dje ish-kryeministri Sali Berisha publikoi mesazhin e xhaxhait të djalit që thoshte se kishin denoncuar zhdukjen e nipit por se ende nuk kishte nisur hetimi. Ndërkohë policia e Kurbinit ka referuar dje ngjarjen në prokurori por thotë se 34-vjeçari i zhdukur Keisi Elion Hysa, rezulton i shpallur në kërkim nga policia si bashkëpunëtor në një vrasje të ndodhur në vitin 2015 në Sarandë.

“Sot më datë 09. 07. 2018, u referuan materialet procedurale në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për humbjen e shtetasit K. H., pasi pranë Komisariatit të Policisë Kurbin ka bërë kallëzim shtetasi S.H., 63 vjeç, banues në Laç, ku pretendon se kanë humbur kontaktet me djalin, shtetasin K.(E).H., 34 vjeç, banues në Laç, që në datën 05.07.2018. Shtetasi i deklaruar i humbur, rezulton person i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë me vendimin të datës 17.07.2015, ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest me burg’ për veprat penale ‘Vrasja me paramendim e kryer në bashkëpunim’ dhe ‘Armëmbajtja pa leje’”, deklaron policia e Kurbinit.

Kurbin i humburi

Dje familjarët ngrinin dyshime se i riu mund edhe të ishte vrarë në mesazhin e publikuar nga Berisha.

Berisha fb

LEAVE A REPLY