Sunday, July 22, 2018

Gjysmëfinalen mes Anglisë dhe Kroacisë e gjykon një turk

104
0

Do të jetë Cuneyt Cakir ai i cili do të vendos drejtësi në gjysmëfinalen e Kupës së Botës ndërmjet Anglisë dhe Kroacisë në stadiumin “Luzhniki” në Moskë.

41-vjeçari i cili ka drejtuar dy herë në këtë turne, duke gjykuar fitoren 2-1 të Argjentinës kundër Nigerisë dhe fitoren 1-0 të Iranit kundër Marokut.

Cakir ka drejtuar pesë herë Anglinë, ndërkohë që gjyqtari turk ka drejtuar dhe finalen e Champions League në vitin 2015 dhe gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2014 ndërmjet Holandës dhe Argjentinës.

Ndërkohë që holandezi Bjorn Kuipers është emëruar si zyrtari i katërt për këtë përballje, e cila është programuar të zhvillohet të mërkuren e 11 korrikut në orën 20:00.

LEAVE A REPLY