Wednesday, April 24, 2024
Home Kronika Këta janë 4 shqiptarët e arrestuar, shfrytëzonin 10 vajza si prostituta

Këta janë 4 shqiptarët e arrestuar, shfrytëzonin 10 vajza si prostituta

0
1177

Katër persona, tre burra dhe një grua, të gjithë shqiptar janë arrestuar nga policia në Asti të shtetit fqinj. Të arrestuarit janë nga 29 në 33 vjeç, me iniciale G.E., K.F., S.E., dhe prostitutën J.A., 28 vjeç.

Ata akuzohen për ndihmë dhe shfrytëzim prostitucioni. Operacioni u kodua “New Generation”, pasi një brez i ri shfrytëzuesish të prostitutave hyri në veprim pas çmontimit dhe arrestimeve të grupit të mëparshëm.

Nisur nga deklaratat e disa prostitutave, ato ishin kërcënuar nga grupi i ri kriminal, nëse nuk i nënshtroheshin atyre. Goditja e grupit erdhi pas dëshmive të vajzave të kërcënuara.

Grupi kriminal ishte shumë i organizuar, me kontrolle të forta të rrugëve vepronin gratë prostituta, duke u siguruar gjithashtu atyre mbrojtje nga klientët dhe ndërhyrjet e mundshme e prostitutave të tjera në zonë.

Tutorët shkëmbenin sinjale konvencionale me prostitutat për të verifikuar se nuk kishin probleme.

Mediat lokale italiane shkruajnë se disa prej vajzave që shfrytëzoheshin kishin lidhje emocionale me anëtarët e grupit, të tjera kishin arritur në Itali nga Shqipëri dhe ishin indoktrinuar në “profesion”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here