Policia italiane ka arrestuar një të ri shqiptar dhe një greke në Bari, pasi akuzohen për trafik droge. Në pranga ka përfunduar shqiptari 21-vjecar dhe grekja 18-vjecare, por identiteti tyre nuk bëhet i ditur. Çifti kishte shkuar në Itali përmes Greqisë me traget.
Në makinën e tyre çifti kishte fshehur 30 kilogramë heroinë nëpër tavolina të vogla portabël prej druri, të cilat i kishin vendosur në bagazh e në pjesën e poshtme të sediljeve të makinës.
Pas kontrollit, Guardia di Finanza dhe zyrtarët e Agjencisë së Doganave zbuluan 56 pako me rreth 30 kilogram heroinë.
Dy të rinjtë u arrestuan, ndërsa policia italiane vijon hetimet për persona të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës.