Friday, April 19, 2024
Home Aktualitet KPK për gjyqtarin Thanza: Fshehu pasurinë dhe nuk ka burime të ligjshme

KPK për gjyqtarin Thanza: Fshehu pasurinë dhe nuk ka burime të ligjshme

0
795

Një gjyqtar dhe një prokuror do t’i nënshtrohen gjatë ditës së sotme procesit të vettingut.

Në orën 09:30 nisi seanca e parë dëgjimore ndaj Admir Thanza, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë.  Gjyqtari zgjodhi të ishte i pranishëm në sallë bashkë me avokatin e e tij Theodhori Sollaku. Trupa gjykuese përbëhet nga Brunilda Bekteshi, Lulzim Hamitaj, Olsi Komici.

Trupi gjykues, shqyrtoi të gjithë dokumentacionin e dërguar nga institucionet e vlerësimit dhe zhvilloi një procedurë të thellë hetimi, bazuar në tre kritere, të pasurisë, atë të figurës, si dhe në vlerësimin profesional për subjektin e rivlerësimit.

Relatori, Lulzim Hamitaj, tha se për pasurinë KPK ka administruar raportin e ILDKP, ku konstaton se gjyqtari  ka bërë deklarim të rremë.

“Ka fshehje pasurie dhe nuk ka burime te ligjshme” tha Hamitaj.

Nisur nga kjo, relatori tha se KPK beri nje hetim te thelluar sipas të cilit gjyqtari Thanza disponon këtë pasuri:

Hamitaj: Pasurite e Thanes një apartament banimi 136 metra katror në Shkoder i blere 1 milion e 200 mije leke, e paguar e plote.E deklaruar ne 2003 me vlere 3 milion leke.Si burim te ardhurash jane deklaruar nga shitja e dy apartamente te tjere ne Shkoder. 

Apartament banimi 113 metra katror ne Tirane, tek rruga Komuna e Parisit. E deklaruar nga bashkeshortja si pasuri e veta  ne vleren e 4 milion lekeve. Apartament dupleks ne Gjirin e Lalëzit, Durres i blere ne 2012 me siperfaqe 95 metra katrore. Në vetting është deklaruar 38 metra katror. Mbetet i paqarte shkaku i kesaj kontrate.

Relatori tha se në analizën e te ardhurave rezulton se ka mungese deklarimi, ka mungese te ardhurash te ligjshme.

Hamitaj: Ka bilanc negativ ne disa vite nisur nga deklarimet e bera nga vete familja Thaneza.

Prokurori ne siten e vettingut

Po sot në orën 14:30 do të zhvillohet seanca dëgjimore për Kostaq Beluri, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme Trupa Gjykuese përbëhet nga Brunilda Bekteshi, Lulzim Hamitaj, Olsi Komici.

Ndërkohë nesër në orën 10:00 do të zhvillohet seanca për Adriatik Cama, prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Tiranë . Trupa Gjykuese është e përbërë nga Genta Tafa (Bungo), Suela Zhegu, Pamela Qirko.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here