Tuesday, September 25, 2018

Përplas me “Benz” për të vrarë të dashurën 14 vite më të madhe në Kukës, arrestohet mirditori

376
0

Një 28 vjeçar banues në fshatin Orosh të Mirditës u arrestua nga policia, pasi dyshohet se ka tentuar të vrasë një grua me të cilën bashkëjetonte, 14 vite më të madhe.

Policia e Kukësit bën me dije se ngjarja ka ndodhur më 8 korrik në rrugën Kukës-Uzinë, në vendin e quajtur “Ura 6-metroshe”, ku i riu me iniciale Gj.N, duke drejtuar një mjet tip Benz, ka tentuar të vrasë 42 vjeçaren me iniciale M.B, banuese në Pukë.

Policia sqaron se gruaja qarkullonte me një mjet tip Renault momentin e ngjarjes. Ajo ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Dy njoftimet e policisë për rastin: 

Më datë 08.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës dhe punohet për kapjen e shtetasit Gj.N., vjeç 28, banues në Orosh, Mirditë, pasi dyshohet se në rrugën Kukës-Uzinë, në vendin e quajtur “Ura 6-metroshe”, duke lëvizur me mjetin tip “Benz”, ka tentuar të vrasë, duke e goditur me mjetin që drejtonte bashkëjetuesen e tij, shtetasen M.B., vjeçe 42, banuese në Pukë, që lëvizte me mjetin tip ”Renault”, e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, si dhe ka dëmtuar mjetin në lëvizje, tip “Benz”, në pronësi të shtetasit V.A., vjeç 56, banues në Kodër Lumë, Kukës.

Në vijim të komunikatës që bën fjalë për vrasjen e mbetur në tentativë të shtetases M.B., më datë 09.07.2018, u ndalua shtetasi në kërkim Gj.N., vjeç 28, banues në Orosh Mirditë..

LEAVE A REPLY