Saturday, March 15, 2025
Home Aktualitet Vettingu për Kostaq Belurin, KPK: Pushoi hetimet për korrupsion për Thanzën

Vettingu për Kostaq Belurin, KPK: Pushoi hetimet për korrupsion për Thanzën

0
798

I dyti në radhë pas Admir Thanëzës ka dalë në seancë dëgjimore edhe prokurori i prokurorisë së përgjithshme Kostaq Beluri.

Ai është kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë ndaj dhe kontrolli ndaj tij u bë me procedurë të përjeshpejtuar.

Sipas raportit të ILDKPIK-së, prokurori Beluri ka bërë deklarime të sakta të pasurisë.Ai ka në pronësi një apartament në Tiranë, me sipërfaqe 60 m2, një depozitë bankare 850 mijë lekë nga kursimet dhe 720 mijë lekë në llogari rrjedhëse. Edhe hetimi I thelluar ka konstatuar se pasuritë e tij janë të justifikuara.

Pozitiv ka rezultuar edhe raporti drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, I cili e ka vlerauar si të përshtatshëm për vazhdimin e detyrës. Por sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Beluri është prokurori që ka pushuar hetimin për “korrupsion” të nisur ndaj Admir Thanzës. Ne vlersimin e KPK-së thuhej se prokurori Beluri nuk ka kryer hetim të plotë dhe të thelluar.

Por vete prokurorri deklaroi se hetimin e ka bere prokuroaria e shkodrës, ndersa ai është bere pjese e hetimeve pas dy muajsh. Prokurori tha se e quante të drejtëve nendimin e pushimit pasi nuk ka patur prova për korrupsion.

Vendimi për Belurin do të jepet në 12 korrik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here