Mediu, apel në Asamblenë e OSBE: Kapja e shtetit, rreziku më i madh në Shqipëri

0
539

Kryetari i PR, z. Fatmir Mediu, ishte i pranishem gjate punimeve te Asamblese Parlamentare te OSBE, e cila u mbajt ne parlamentin gjerman. Gjate fjales se mbajtur ne seancen plenare te dites se djeshme, ne emer te opozites, Mediu vleresoi se ne qender te punes se OSBE eshte mbrojtja dhe garantimi i te drejtave te qytetareve, e drejta e tyre per te vendosur nepermjet votes, zgjedhjeve te lira dhe te ndershme.

Ai theksoi se nese OSBE vezhgon zgjedhjet dhe ben rekomandime atehere eshte e domosdoshme qe ajo te ndjeke zbatimin e tyre, e ne menyre te veçante: Blerjen e votes, influencen e krimit te organizuar ne zgjedhje dhe kapjen e shtetit, te cilat ai i cilesoi si rrezikun me te madh, veçanerisht ne Shqiperi.

Ne kete kontekst ai u shpreh se garantimin e te drejtave te qytetareve e siguron nje gjyqesor i pavarur. “Shqiperia u perfshi ne nje proçes te reformes ne drejtesi per te luftuar korrupsionin dhe garantuar pavaresine e tij. Te gjithe rane dakort dhe e vleresuan si te domosdoshme, por ajo qe eshte e domosdoshme eshte implementimi i drejte i saj. Sot ne jemi ne mungese te plote te Gjykates Kushtetuese dhe bllokim te Gjykates Larte, dhe mund te perfundojme ne mosfunksionimin e Gjykatave te tjera”, u shpreh zoti Mediu.

Duke theksuar se mungesa e pushtetit gjyqesor i jep autoritet vetem qeverise,  Mediu ngriti pikëpyetjen se si mund luftohet korrupsioni ne keto kushte dhe se ku eshte zbatimi i Kushtetutes bazuar me parimin Check and Balance.

Mediu e cilesoi Shqiperine si nje rast unik ne Europe qe nuk ka Gjykate Kushtetuese apo me nje Gjykate te Larte te bllokuar, duke permendur si shembull Ameriken, vend ne te cilin zhvillohet debat se kush duhet te jete anetar i Gjykates se Larte nje kohe kur ne Shqiperi kjo Gjykate nuk funksionon fare.

“Ne nuk mund te vazhdojme keshtu duhet te ulemi dhe te ndryshojme kete situate per te pasur nje pushtet gjyqesor te pavarur dhe funksional. NATO dhe BE jane padyshim rruga e vetme e Ballkanit per prosperitet dhe demokraci te qendrueshme kushtetuese”, theksoi ne fund te fjales se tij  Fatmir Mediu

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here