Prej disa vitesh ajo është vënë në funksion të zhvillimit të turizmit të natyrës që sipas të dhënave të vitit të kaluar shënoi një numër prej 1.2 milion vizitorësh.
Magjia e Alpeve, freskia e tyre dhe bukuritë që natyra i ka dhënë këtyre zonave, janë çdo ditë e më shumë në vemendjen e turistëve.
Megjithëse me shumë vështirësi, banorët kanë nisur të shtrojnë këtë rrugë , që përherë e më shumë po e bën Shqipërinë të njohur në sytë e botës.
Në Theth jetesën tashmë e kanë bazuar në shfrytëzimin e resurseve që natyra i ka falur zonës pa kursim.
Presin me dhjetra turistë nga Shqipëria dhe shtete të ndryshme të botës, duke filluar nga Europa, e deri në Amerikë e Azi.
Por bashkë me lavdinë e maleve kreshnike, Thethianët thonë se vuajnë mungesën e dorës së shtetit.
Në kulmin e sezonit turistik dhe kur numri i pushuesve shumëfishohet, atje kullat dhe bujtinat kanë probleme me energjinë elektrike.