Ambasada e SHBA bën njoftimin e rëndësishëm: Mbroni veten nga mashtrimet me viza

0
766

Ambasada Amerikane ka bërë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë ata qytetarë që janë të interesuar për vizat. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” Ambasada këshillon qytetarët që mos të bien pre e mashtrimeve kur aplikojnë për viza.

Në këtë linjë ambasada shkruan se për çdo pyetje aplikuesit, duhet të kontaktojnë në adresat zyrtare të ambasadës.

“🇦🇱️ | Mbroni veten nga mashtrimet me vizat. Të gjitha korrespondencat nga Sektori Konsullor vijnë nga adresa jonë zyrtare e postës elektronike (TiranaUSConsulate@state.gov) dhe i gjithë informacioni në lidhje me shërbimet tona është i publikuar në faqen tonë zyrtare: https://al.usembassy.gov/
Nëse mendoni se po ju mashtrojnë – më njoftoni! Nëse keni pyetje në lidhje me aplikimin tuaj për vizë, unë jam këtu për t’ju ndihmuar! 👉 #AskAnna 👩💻”, shkruan Ambasada Amerikane.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here