Wednesday, November 21, 2018

Kristaq Beluri konfirmohet në detyrë si Prokuror por do hetohet për shkelje disiplinore

178
0

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë prokurorin e Prokurorisë së Përgjithshme, Kostaq Beluri.

Së dyti, trupa gjykuese me shumicë votash vendosi transferimin e çështjes që i përket procedimit penal numër 3 viti 2016 pranë organit kompetent për inspektim të shkaqeve që mund të përbëjnë shkelje disiplinore sipas pikës 4 në nenit 59, të ligjit 84, 2016.

Bëhet fjalë për pushimin e hetimit për “korrupsion” të nisur ndaj Admir Thanzës, gjyqtarin e Gjykatës së Lartë të shkarkuar nga KPK një ditë më parë.

Ne vlersimin e KPK-së thuhej se prokurori Beluri nuk ka kryer hetim të plotë dhe të thelluar.

Por vete prokurori deklaroi se hetimin e ka bere prokuroria e Shkodrës, ndërsa ai është bere pjese e hetimeve pas dy muajsh. Prokurori tha se e quante të drejtë vendimin e pushimit pasi nuk ka patur prova për korrupsion.

Ai është kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë ndaj dhe kontrolli ndaj tij u bë me procedurë të përjeshpejtuar.

Sipas raportit të ILDKPIK-së, prokurori Beluri ka bërë deklarime të sakta të pasurisë.Ai ka në pronësi një apartament në Tiranë, me sipërfaqe 60 m2, një depozitë bankare 850 mijë lekë nga kursimet dhe 720 mijë lekë në llogari rrjedhëse. Edhe hetimi i thelluar ka konstatuar se pasuritë e tij janë të justifikuara.

Pozitiv ka rezultuar edhe raporti drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, i cili e ka vlerësuar si të përshtatshëm për vazhdimin e detyrës.

LEAVE A REPLY