Më shumë siguri në vendin e punës falë hundës elektronike që monitoron cilësinë e ajrit në ambientet e punës.

Kjo pajisje që mund të mbahet me vete, e krijuar nga Politekniku i Milanos, dërgon sinjale alarmi kur ndotja kalon nivelin e lejuar, duke i mundësuar përdoruesit të veshë sistemet e duhura të mbrojtjes ose të largohet në rast rreziku për shëndetin.

Falë teknologjisë “Bluetooth” të integruar, pajisja transmeton në një aplikacion që ndodhet në smartfonë të dhënat e mbledhura, duke treguar me një grafikë se si përqëndrimi i ndotësve varion gjatë ditës.

Kjo hundë elektronike bazohet në një sensor që detekton përbërësit organikë dhe oksidet e karbonit, në veçanti dioksidin e karbonit.

Të dhënat e kapura transformohen në kohë reale në një sinjal që aktivizojnë një sensor LED dhe jeq dridhje, sipas një shkalle me tre nivele.

Kur ndizet drita LED jeshile do të thotë që pajisja është funksionale, dirta LED e verdhë dhe një dridhje e lehtë tregojnë se niveli i ndotjes është rritur dhe sinjalizon përdoruesin të vendosë maska mbrojtëse.

Ndërsa drita LED e kuqe e shoqëruar me një dridhje të fortë informon përdoruesin se ndotja në ajër ka arritur nivele të rrezikshme

LEAVE A REPLY