Flukset e turistëve sa vijnë e shtohen dhe bregdeti shqiptar nga viti në vit sa vjen e mbipopullohet nga mijëra pushues vendas e të juaj. Një numër i madh shqiptarësh, këtej e andej kufijve, preferojnë vendin e tyre ashtu si mjaft të huaj nga viti në vit vendosin të vijnë në Shqipëri ku gjejnë klimën bregdetare por edhe atë malore. Tabloidet prestigjoze kanë bërë thirje të zbulohet Shqipëria jo vetëm për çmimet e lira, por edhe për bukuritë e veçanta natyrore që ofron. Rritja e shifrave të turistëve dhe arkëtimi i miliona eurove gjatë këtij sezoni ngre një pyetje: Sa siguri ofrohet për pushuesit? Nga muajt e parë kur rrezet e diellit ngrohën ujin e kripur të Jonit dhe Adriatikut kanë humbur jetën më pak se 10 pushues, dhe vijon të ngrihet me zë të lartë problematika e mungesë së vrojtuesve në plazhe. Por jo vetëm kaq. Në lokalet e natës janë evidentuar që lëvizin persona me armë. Ditë më parë Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, mblodhi prefektët, dhe kërkoi koordinimin e punëve.
Vartësi i tij, kryepolici i Shqipërisë, Ardi Veliu, duket se ka vendosur që të nisë nga problematika e viteve të kaluara duke vendosur disiplinimin e motorëve të ujit.
Dhe policia nisi menjëherë kontrollet për mjetet ujore.
Për të qenë sa më të sigurtë, efektivët e policisë kanë formuar korridorin e sigurisë, sipas standarteve të të gjitha vendeve me zonë bregdetare.
Kërkesat dhe këshillat nuk mungojnë në asnjë çast.
Zv/drejtoresha e Policisë së Shtetit, Aida Hajnaj, i mëshon bashkëpunimit me pushtetin vendor.
Bashkëpunim me fqinjët është vendosur gjithashtu të jetë një tjetër masë që synon të përballojë flukset në pikat doganore. Mbi 1 mijë efektivë të policisë janë të angazhuar vetëm për sezonin turistik.
Dhe për të siguruar kufirin, vetë Ministri Xhafaj vizitoi pikën e kalimit të Muriqanit, ku jo vetëm për kalimin e paligjshëm të kufirit, por u interesua edhe për masat që janë marrë përsa i përket këtij sezoni turistik. E para që ofroi bashkëpunim për patrullimet e përbashkëta të policisë rrugore, ishte policia e Kosovës që mori gjithashtu si përgjigje gatishmërinë e njëjtë.
Por si qëndron situata në rrugët interubane dhe ato ndërqytetase të Shqipërisë? Rrugorët vijojnë kontrollet, që shtohen sidomos në fundjavë. Taulant Gjoka, shefi i Trafikut Rrugor për Tiranën tregon qëllimin e këtyre kontrolleve.
Rrugorët kanë përcaktuar njollat e zeza, ndërsa vihet re ulje e abuzimeve me pijen dhe shpejtësinë.
Por cilat janë shkeljet që hasen më shpesh?
Këmbësorët janë një problem më vete.
Fundjava në Tiranë është e vrullshme dhe mijëra automjete vërshojnë drejt kryeqytetit, ku fundjavat janë të mbingarkuara. Vera e nxehtë dhe nevoja për pak alkool nuk ka lënë pa i ndëshkuar pasi përveç pijes nuk heqin dorë nga alkoli që i rrezikon nga gjoba deri në 1 vit burg.
Pak më tej, tek Kuvendi i Shqipërisë, dikush e ka kaluar limitin, ndaj Gjoka ka një apel për të gjitha strukturat shtetërore.
Rrugorët vijojnë fushatat e tyre sensibilizuese.
Edhe shefi i Komisariatit të Policisë Rrugore të Tiranës, Erion Ahmeti, e ka një apel për drejtuesit e automjeteve
Me qëllim garantimin e sigurisë së pushuesve, Policia e Shtetit e ka zgjeruar bashkëpunimin edhe me aktorë të tjerë. Në Ministrinë e Turizmit, prej shkurtit të këtij viti është krijuar një Task-Forcë ku merr pjesë edhe Drejtori i Rendit, Albert Dervishi. Kontrollet për elementët me rrezikshmëri shoqërore janë në fokus të punës së policisë, pasi është fakt që në muajt e verës në bregdetin shqiptar vijnë perosna të përfshirë në krimin e organizuar dhe në mjaft raste e zgjedhin këtë periudhë për të larë hesapet që përfundojnë deri në ekzekutime.
Gjatë mbledhjes së kësaj Task-Force, drejtuesi i saj, Ministri i Turizmit, Blendi Klosi, përcakton 3 nga prioritetet kryesore.
Por ku janë pikat që po fokusohet kjo task forcë?
Sipas zv. të Ministrit të Turizmit, policia duhet të jetë e fundit, pasi ndërhyrja e saj nuk bën mirë për atmosferën e pushimeve.
Ai thekson problematikën që është hasur më shpesh dhe që vijon të mbetet, mungesa e kullave të vrojtimit.
Por licensa e bizneseve nuk hiqet vetëm për kullën, por për çdo taksë të pa paguar në shtet. Tatimorët kanë nisur tashmë kontrollet dhe drejtoresha Valisika Vjero paralajmëron gjithashtu masa të ashpra.
Deri në këto ditë korriku duket se gjithçka është në favor të pushuesve dhe Shqipëria i ka mundësitë të arrijë shifrat me shumë miliona. Masat dhe bashkëpunimi i të gjitha strukturave është në maksimum, ndërsa infrastruktura e përmirësuar rrugore shton edhe mundësitë e lëvizshmërisë së turistëve. Shtimi i postave policore në disa zona turistike është një tjetër masë që ndihmon në sigurinë e pushuesve. Ajo çka mbetet është krijimi i një kulture për ta respektuar ligjin.