Friday, December 14, 2018

RAPORTI/Shqiptarët, grupet më të konsoliduara kriminale në Itali

183
0

Grupet kriminale shqiptare janë ndër grupet e huaja më konsoliduara në Itali, me aktivitet kryesor në trafikun e drogës. Ata janë të dhunshëm e përdorin rregullat antike të Kanunit.

Ky është një nga konkluzionet e nxjerra nga Drejtoria e Përgjithshme Investigative e Antimafias Italiane (DIA).

Kjo Drejtori sapo ka prezantuar raportin e fundit me të dhënat statistikore mbi akvititetin kriminal të mafias italiane por dhe të grupeve të huaja qe veprojnë në Itali përgjatë periudhës kohore janar-qershor 2017.

“Kriminaliteti shqiptar mbetet një nga organizmiet e huaja më të degëzuar në territorin kombëtar me një aftësi të lartë të rigjallërimit e rinovimit të rradhëve e të bazave të tyre operative”, shkruan ky raport.

“Grupet kriminale shqiptare karakterizohen nga një strukturë organizative në formë klanesh që ruajnë fort lidhjen e përkatësisë dhe manifestojnë një natyrë të dhnshme në ekzekutimin e krimeve me një lëvizje ektremiste territoriale që i ka lejuar një shtrrirje gjithnjë e më progresive në favor të interesave të tyre kriminale”, nënvizojnë investiguesit italianë.

Grupet kriminale shqiptare bashkëpunojnë me grupet kriminale italiane në aktivitetin e trafikut të drogës, në shfrytëzim prostitucioni e krime ndaj pronës.

Përdorimi i dhunës mbetet një nga instrumentet kryesor të përdorura nga kriminaliteti shqiptar në Itali e jo vetëm për të zgjidhur mosmarrëveshjet me grupet rivale mbi akvitetin e tyre të paligjshëm.

Sipas Drejtorisë së Antimafias Italiane, grupet kriminale shqiptare bazohen në rregullat antike të Kanunit, një kod zakonor shqiptar i shekullit të XV, një alternativ e ligjeve të shtetit.

Sipas Kanunit, shkruan raporti i DIA-s, të afërmit e një viktime të vrarë kanë të drejtë të vrasin autorin e krimit ose të afërmit e tij meshkuj në ldhje gjaku deri në brezin e tretë e në moshë mbi 14 vjeç.

Për një vrasje të tillë, policia italiane ka arrestuar më 2017. 5 shteas shqiptarë të cilët ishin larguar nga Shqipëria për t’i shpëtuar Kanunit pas vrasjes së dy kushërinjve.

Antimafia Italiane nënvizon lidhjet e ngushta të klaneve kriminale shqitpare me grupet kriminale të Puglias.

Afërsi gjeografike mund të ketë influencuar në këtë raport. Portet e Adriatikut mbeten hyrjet më të privilegjuara të trafiqeve ilegale e Porti i Brindizit është një nga kryqëzimet më të preferuara nga organizatat kriminale për të trafikuar drogë, kryesisht marijuanë por dhe mallra të falsifikuara.

Vihet re një sinergji e plotë mes grupeve kriminale italiane e atyre shqiptare në ndarjen e tregjeve të shitjes së drogës e shpërndarjes së saj në territor.

Operacionet e kryera përgjatë gjashtëmujorit të 2017 kanë vërtetuar se si grupet kriminale shqiptare modifikojnë automjetet për të transportuar ilegalisht drogë nga Shqipëria në Itali.

Ndërsa në aktivitetin e prostitucionit grupet shqitpare pasi ushtrojnë dhunë fizike e psikologjike në viktimat e tyre kanë si tendencë t’i shesin më pas ato grupeve të tjera kryesisht ato rumune.

Në krimet kundër pasurisë grupet kriminale shqiptare kryejnë zakonishtt vjedhje automjetesh e vilash.

LEAVE A REPLY