Sunday, July 22, 2018

Vettingu, në ‘sitë’ gjyqtari i Kushtetueses Gani Dizdari

98
0

Gani Dizdari është Gjyqtari i fundit i Gjykatës Kushtetues që kalon në sitën e Vettingut.

Në seancën dëgjimore para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, gjyqtari Dizdari zgjodhi të mos jetë i pranishëm duke u përfaqësuar nga avokati i tij Sokol Azizaj.

Trupi gjykues përbëhet nga Pamela Qirko, Roland Ilia dhe Olsi Komici.

Relatori Roland Ilia tha se ne lidhje me pasurine, ILDKPI e ka konstatuar se deklarimi eshte i sakte dhe  nuk ka kryer deklarim te rreme.

KPK kreu nje hetim te thelluar sipas të cilit: Subjekti ka deklaruar apartament banimi 94.7 metra katrore i privatizuar, apartament banimi ne Gjirin e Lalezit, tokë arë në Bathore.

KPK ka analizuar faktet se deklarimi i subjektit perputhet me te ardhurat.

Ne lidhje me nje apartament te blere nga ish-bashkeshortja rezulton se nuk ka patur te ardhura te mjaftueshme per blerjen e ketij apartamenti.

LEAVE A REPLY