
Barazimi 0 me 0 i Kukësit me kampionen e Maltes, Valeta në “Loro Boriçi” nuk është pritur aspak mirë nga ana e presidentit Safet Gjici. Nga sa mësohet, menjëherë pas ndeshjes kritikat e Gjicit në adresë të trajnerit Peter Pakult kanë qënë të ashpra, deri në atë masë sa i ka komunikuar austriakut largimin e tij nga detyra. Dhe, pa humbur kohë, Gjici nuk ka vonuar t’i telefonojë trajnerit Armando Cungu duke i propozuar rikthimin në krye të Kukësit. Në një farë mënyrë, duket se shkak për këtë ribashkim bashkëpunimi mes Gjicit dhe Cungut është bërë studio e TV1 Channel, ku njëshi i klubit kuksian ishte i ftuar një ditë përpara sfides me maltezët në të njëjtin panel sëbashku me trajnerin Cungu.
Burime pranë klubit të Kukësit, por edhe vete Cungut bëjnë të ditur se shkodrani starton me seancen e parë stervitore në krye të skuadres kuksiane që pasditen e së premtes, ndërkohë do të udhëheqë skuadren edhe në përballjen e dytë europiane të mërkuren e ardhshme në Malte.