Friday, December 14, 2018

Ligji i luftës me Greqinë po na shitet shtrenjtë

184
0

Në çfarë “qorsokaku” po na fut kjo qeveri e Kryeministri Rama nëpërmjet negociatave te fshehta me Greqinë, veçse për t’i vene nje “patericë” pushtetit te tyre të rrënuar nga zullumet?!

Fatkeqësisht të gjitha lajmet gjate gjithë këtyre bisedimeve ne po i mësojmë indirekt vetëm nga pala greke; dhe kane qene të vërteta ato!

Kryeministri Tsipras deklaron se ngelin per tu detajuar tashme me Shqipërinë vetëm Ligji i Luftës, Përcaktimi i Zonave Ekonomike Ekskluzive dhe Kufijtë!!

Ndërsa Ministri i jashtëm Kozias me pare deklaroi se kane rene dakord midis te tjerave edhe për mos përdorimin e termave gjeografike Çamëri e Vorio Epir!!

Po kështu Hahn deklaron se po përcaktohen kufijtë midis Shqipërisë e Greqisë!!

Ndërsa Qeveria e jone veçse hesht e mban nje “terr informativ” edhe për Kuvendin e Komisionin e Jashtëm.

Nga sa duket kerkohet “te shitet” shume shtrejte “Ligji i Luftes” ne kembime te medha nga Shqiperia.

Spekullim i paster ky! Per neve ceshtja e Ligjit te Luftes as ka ekzistuar, as ekziston, as ka qene ndonjehere pengese per te realizuar partneritet strategjik e maredhenie shume te mira me Greqine; “heqja apo lenia” e tij nuk do te kete ndonje efekt, qofte edhe per pronat e vjetra te shqiptareve aty.

Ai ka rene qe me Konferencen e Paqes ne Paris, me vendimin e Qeverise Papandreu me 1987, me Traktatin e 1996, me antaresimin tone ne NATO, me maredheniet e ngushta midis dy vendeve tona deri me 2013-ten.

Nqs pala greke gjykon se per aresye te brendeshme ajo duhet te ndermari edhe ndonje akt tjeter formal eshte e mirepritur, ne nuk kemi ndonje “Ligj Lufte” me Greqine dhe as kemi pse ta shkembejme kete.

Se dyti cfare nenkupton termi qe po lakohet “kufijte”? Kufijte tokesore me Greqine jane mire te percaktuar, ai i zonave detare lidhet kryesisht me ato ekonomike e ka nje model zgjidhes, mareveshjen e mepareshme, ose cuarjen ne Gjykaten e te Drejtes ne Hage me mirekuptim.

Sic duket Qeveria jone tashme e frustuar edhe per politikat aventuriere te ndjekura ndaj Greqise ne keto vite, eshte e detyruar te leshoje cdo gje, qofte edhe ne shkembim te nje “luge bosh”, sic eshte i ashtuquajturi “Ligj Lufte”.

Pushteti nuk mund te mbahet keshtu….se vjen nje cast dhe…..

LEAVE A REPLY