Prokuroria kërkon 7 muaj e 15 ditë burg për ish-kryebashkiakun Elvis Rroshi

0
720

TIRANE- Prokuroria ka kërkuar 7 muaj e 15 ditë burg për ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Rroshin.

Ish-kryebashkiaku akuzohet për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i vulave, stampave apo formularëve”, akuze e cila ka të bëjë me formularin e dekriminalizimit, ku Rroshi kishte shënuar se nuk kishte patur precedentë të mëparshëm penale. Por nga verifikimi i prokurorisë rezultoi se nga Italia, Zvicëra dhe Gjermania e kanë dëbuar, por nuk tregohet arsyeja e saktë.

Organi i akuzës kërkoi edhe pezullimin e dënimit për Rroshin me pretendimin se ai ka 2 fëmijë dhe nuk përbën rrezikshmëri shoqërore.

Ndërkohë, avokati Maks Haxhia kërkoi që Rroshi të dënohet me punë me interes publik.
(ed.me/BalkanWeb)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here