Vasili: Nuk dimë nëse gënjeu prapë Rama në samitin e fundit të NATO-s

0
713

Nuk dimë nëse kryeministri gënjeu prapë në Samitin e fundit të NATO-s…Me këtë pikëpyetje, mbushur me dyshim, është sot Petrit Vasili, kreu i Grupit të LSI. Ja si  e argumenton ai këtë shqetësim, nisur nga fakti se Rama s’e ka për herë të parë, gënjeshtrën.

” A gënjeu prapë Kryeministri për shpenzimet për NATO-n? – shkruan Vasili. – Në prill të këtij viti, Kryeministri gënjente median, NTV-në gjermane, dhe i intervistuar prej tyre deklaronte për NATO-n:

“Pyetje NTV: Po në lidhje me shpenzimin e 2% të Produktit të Brendshëm Bruto në NATO dhe ndërtimin e një ushtrie evropiane?

Edi Rama: Ne tashmë shpenzojmë 2% të Prodhimit tonë të Brendshëm Bruto në NATO …”

Botërisht është deklaruar nga vet ministrja e Mbrojtjes së këtij Kryeministri, se Shqipëria shpenzon vetëm 1.2%. Në Samitin e fundit të NATO-s nuk dimë nëse Kryeministri gënjeu prapë siç gënjeu tek NTV-ja gjemane apo pranoi publikisht se kishte gënjyer NTV-në gjermane kur tha se Shqipëria shpenzonte 2% për NATO-n. Ose, mund të mos ketë bërë asnjërën dhe ka folur për kampionatin botëror të futbollit dhe ka lypur foto, të dyja më të kollajta janë, se edhe shumë mend nuk duan, kështu që janë muhabete tamam për këtë shkollëpak që kemi Kryeministër,” përfundon mesazhin e tij, Petrit Vasili.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here