34-vjeçari Elion Hysa, i cili ishte shpallur i zhdukur prej disa ditësh është gjetur i vrarë dhe i groposur. Mësohet se i riu është gjetur pranë zonës së Niklës në Fushë Krujë.
Sipas hetimeve paraprake dyshohet se Elion Hysa fillimisht është vrarë dhe më pas groposur pranë varrezave të Niklës.
Hysa rezulton një person i njohur nga policia dhe ishte shpallur në kërkim, pasi ai ishte dënuar në mungesë për vrasjen e Edmond Theodhorit të ndodhur me 10 korrik të vitit 2015-të në Sarandë, ku dyshohet se ishte bashkëpunëtor.
Familjarët e Hysës kanë denoncuar rastin ditën e hënë, duke kërkuar ndihmën e policisë për gjetjen e djalit të tyre, ndërkohë që prej tre vitesh i fshihet drejtësisë.