Konflikti me armë në Dhërmi, Xhafaj: Të angazhuar për ta zbardhur deri në fund

0
710

Nga Vlora ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka folur për konfliktin me armë në një disko verore në Dhërmi disa ditë më parë, ku të pranishmit u terrorizuan nga të shtënat.

Xhafaj tha se Policia është e angazhuar për të zbardhur të vërtetën deri në fund, ndërsa theksoi se nuk i takon të ndërhyjë në çështje hetimore.

Pyetje: Një ngjarje që ka bërë shumë bujë ka qenë ngjarja e Dhërmiut, e Himarës, e diskos pra, dhe që po përflitet shumë në një farë mënyre  që ajo ngjarje po mbahet, që ka një autor tjetër të vërtet dhe jo autori që është. Në rastin konkret, kjo ngjarje ka një vëmendje meqë ka pasur edhe turistë në atë disko?

Ministri Xhafaj: Aty se ka turistë, s’ka turistë, në çdo kohë që të ishim është një ngjarje për t’u vlerësuar, sepse është një ngjarje e rëndë. Nuk më takon mua si Ministër që të ndërhyjë në çështje hetimore. Padyshim di të them dhe këtë e them me shumë përgjegjësi që policia është shumë e angazhuar për ta zbardhur atë deri në fund edhe përsa i përket elementëve që kanë qenë drejtpërsëdrejti dhe atyre që mund jenë mbrapa personave në fjalë, që mund të jetë i lidhur me një grindje të rastit, apo me një gjë të vjetër, siç janë dhe siç kanë ndodhur rëndom gjëra të kësaj natyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here