Xhafaj: 2018, viti i kultivimit zero të kanabisit në territorin e Vlorës

0
686

Edhe pse kishte për të vëzhguar sigurinë dhe rendin gjatë sezonit nga Vlora ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj nuk hezitonte të garantonte se viti 2018 do të ketë zero kultivim kanabis.

Xhafaj: Ka rezultate të pakrahasueshme me vitin e kaluar që ka qenë një vit i jashtëzakonshëm nga ky këndvështrim. Ky do të jetë viti gati-gati i kultivimit zero të Kanabisit në territorin e Vlorës.

Por meqë kjo deklaratë vjen në një kohë kur opozita po hedh çdo ditë akuza pas publikimit të raportit të policisë italiane, ministri i kërkoi kësaj pjesë të politikës të jetë më e përgjegjshme kur hedh baltë mbi vendin.

Xhafaj: Motoja që ka sot opozita “Shpif, shpif se diçka do të mbetet” mendoj që është zgjidhja më e gabuar që ka bërë dhe në funksion dhe në mungesë të një alternative serioze dhe të besueshme, por që është edhe një dëm i jashtëzakonshëm që i bëhet, imazhit të vendit, imazhit të qytetarëve dhe vetë imazhit të qytetit të Vlorës.

Duke folur për masat gjatë sezonit, Xhafaj tha se nuk mjaftojnë vetëm kullat e vrojtimit, por edhe njerëz të përgatitur.

Xhafaj: Kemi tërhequr vëmendjen për nevojën për të mos vendosur thjesht kulla vrojtimi, por për të qenë efiçente edhe me njerëzit e përshtatshëm për të qenë vrojtues.

Kufitarët e Vlorës shpërndanë disa fletëpalosje, ku synohej sensibilizimi i turistëve shqiptarë e të huaj.

Për këtë sezon turistik, Policia ka angazhuar mbi 1 mijë efektivë në terren.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here