Tuesday, March 25, 2025
Home Kronika Greqi, sulmohen brutalisht dy shqiptarë

Greqi, sulmohen brutalisht dy shqiptarë

0
869

Dy shtetas shqiptarë janë sulmuar në Megara të Greqisë.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së dielës ku tre persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me shkelma, grushte e sende të forta dy shqiptarët të cilët kanë mundur të iknin.

Siç shkruajnë mediat greke, shqiptarët kanë qenë në një makinë kur janë sulmuar, por më pas autorët i morën automjetin.

Dy shqiptarët kanë përfunduar në spital, ndërsa makina e tyre është gjetur e braktisur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here