Kuvendi pritet të votojë sot ligjin për magjistratët e rinj

0
714

Kuvendi do të mblidhet sot në seancë plenare ku pritet votimi i ligjit për magjistratët e rinj, i shtyrë për shkak të mungesës së votave në seancën e kaluar.

Një ditë më parë, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, tha se është detyrim i palëve politike për të vazhduar me zbatimin e reformës në drejtësi.

Balla vlerësoi procesin e vettingut në radhët e gjyqtarëve dhe prokurorëve, ku evidentoi rastet e atyre që janë larguar nga sistemi.

Opozita është shprehur e vendosur për të mos e votuar ligjin për magjistrat e rinj duke hedhur poshtë çdo aludim se ka pasur bisedime mes PS dhe LSI për të siguruar votat e nevojshme. Në seancën e kaluar PD dhe LSI nuk morën pjesë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here