Friday, April 19, 2024
Home Aktualitet Ndotje në portin e Shëngjinit, Inspektoriati i Mjedisit kërkon masa

Ndotje në portin e Shëngjinit, Inspektoriati i Mjedisit kërkon masa

0
709

Inspektoriati i Mjedisit në Lezhë ngre shqetësimin se mjetet lundruese që ankorohen në Portin e Shëngjinit krijojnë ndotje në bregdetin e zonës.Shefi i Kontrollit Mjedisor, Ismail Dushkaj, se për këtë problematike i është tërhequr vëmendje e drejtuesve të portit, ndërsa thekson se nuk do të mungojnë as masat. Inspektoriati i Mjedisit Lezhë  është duke ushtruar kontrolle për sezonin turistik në të gjithë vijën bregdetare.

Mjetet lundruese që ankorohen në portin e Shëngjin krijojnë ndotje të ujerave të bregdetit në këtë zonë.

Shqetësimi është ngritur nga Inspektoriati Mjedisor në Lezhë, ku shefi i Kontrollit Mjedisor,  Ismail Dushkaj, thotë se për këtë problematikë është tërhequr vëmendja disa here Portit të Shëngjinit.

Ndotja akustike është një tjetër prioritet i punës së inspektoriatit Mjedisor këtë sezon turistik.

Inspektoriati Mjedisor ka bërë të ditur se zonat bregdetare do të jenë në monitorim të vazhdueshem gjatë gjithë sezonit turistik, ndërsa  deklarohet se nuk do të ketë tolerime ndaj shkelesve të ligjit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here