Friday, March 21, 2025
Home Kronika “Paratë ose të vrava”, arrestohet shqiptari që kërcënoi me armë tunizianin në...

“Paratë ose të vrava”, arrestohet shqiptari që kërcënoi me armë tunizianin në Itali

0
986

Një 44-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia në Modena të Italisë pasi u denoncua nga një shtetas tunizian, me pretendimin se e kishte rrëmbyer dhe e kishte kërcënuar me armë zjarri.

“Më jep paratë ose të do të vras”, mësohet se i ka thënë shqiptari shtetasit nga Tunizia. Për ta bërë më te besueshme kërcënimin, 44-vjeçari ka nxjerrë edhe një armë zjarri duke ia drejtuar 48-vjeçarit tunizian.

Mediat italiane raportojne se shqiptari i arrestuar është me iniciale L.P, i njohur me pseudonimin “Tito”, ndërkohë që ai ka qenë i njohur për autoritet në vendin fqinj për dhunë, kërcënime ndaj zyrtarëve publik, përleshje, shfrytëzim prostitucioni, madje ka qenë i arrestuar për rrëmbim dhe grabitje.

Ngjarja ka ndodhur në një ambient ku luheshin lojera elektronike dhe Tito, i cili kishte njohje me tunizianin kishte hyrë dhe i kishte kërkuar atij 800 euro që ia kishte borxh.

Më pas shqiptari i ka marrë tunizianit makinën Smart, e cila  ishte në pronësi të një shoku të tij.

Pas ngjarjes, ai iu drejtua policisë ku bëri edhe denoncimin, duke i treguar edhe foton e shqiptarit, që më pas u arrestua.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here